Flash

Protestë masive në Greqi kundër emrit Maqedoni, "Shkupi po ndërton shtet në kurrizin tonë"

Lapsi.al 4 February 2018
Protestë masive në Greqi kundër emrit Maqedoni, "Shkupi po

Mijëra qytetarë grekë kanë dalë në protestë në Athinë për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme midis Athinës dhe Shkupit. Organizatorët e cilësojnë këtë si manifestimi më i madh i 20 viteve të fundit.

Nga mesnata, grekët përmbytën sheshin “Sindagma” me simbol një flamur 150 metër me ishullin e Vergjinas. Tribuna është vendosur për herë të parë përballë parlamentit.

 

 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra autobusë vërshuan drejt kryeqytetit Athinë, të mbushur me protestues, por dhjetëra të tjerë mbërritën edhe me trena e tragete nga Pireu.

Mediat greke raportojnë për pjesëmarrje jashtë parashikimeve.

“Patriotët që na qeverisin dhe mbështetësit e tyre firmosën, duke shkaktuar dje sulm në shtëpinë time. Unë jam kundër qeverisë së sotme. I mbetem besnik parimeve të atdheut tim. Jam patriot dhe jam kundër fashizmit në çdo formë që shfaqet. Le të përballojmë të bashkuar problemet e reja e të papritura. Shkupi duke shtrembëruar historinë në mënyrë qesharake po ndërton shtet në kurrizin tonë. Prej dekadash jemi në objektiv nga Shkupi duke deklaruar se janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Filipit Maqedonas, ndërsa qeveritë tona nuk reagojnë. Tashmë duket pa kuptim t’ju kërkojmë të ndryshojnë emrin me të cilin janë bërë një në ndërgjegjen ndërkombëtare dhe sot vijmë të turpshëm të kërkojmë të drejtat tona. Le të pranojmë gabimet tona para popullit grek dhe të mbetemi besnik pavarësisht të tjerave në faktin që Maqedonia është greke”, tha Mikis Theodhorakis.

Për të mbajtur nën kontroll protestën që shpesh herë në të shkuarën ka degjeneruar në akte dhune janë mobilizuar mbi 5000 forca policore. Policia është në gatishmëri për të shmangur takimin me grupet ekstremiste që protestojnë kundër demonstratës në rrugët qendrore të Athinës.

Njëri prej drejtuesve të marshimit Michalis Patsikas ka deklaruar se përmes kësaj proteste synohet të dërgohet një mesazh i qartë brenda dhe jashtë Greqisë.

Negociatori i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz ka shprehur optimizëm për vendet fqinje të Ballkanit duke përmendur këtë vit si kohën e zgjidhjes së kontestit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI