Flash

VIDEO E RRALLË/ Piloti “hero” ul avionin në pistë në mes të stuhisë

Lapsi.al 19 January 2018
VIDEO E RRALLË/ Piloti “hero” ul avionin në pistë

Veriu i Europës është përfshirë nga moti i keq dhe deri tani janë shkaktuar 12 viktima. Vendet më të prekura janë Gjermania, Britania, Belgjika dhe Holanda. Në disa vende shpejtësia e erës ka arritur në 200 km/h. Në mes të stuhisë piloti i këtij fluturimi meriton lavdërimet maksimale pasi fjala “hero” mund të jetë shumë pak.

Ai ka qenë në krye të një udhëtimi që kishte për destinacion Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit. Gjithçka ka ndodhur ditën e enjte kur Holanda ishte përfshirë nga stuhia e pagëzuar “Friedrik”. Avioni ka qenë duke luftuar kundër erërave me shpejtësi mbi 110 km në orë dhe kishte 70 pasagjerë në bord. Pamjet janë vërtet rrëqethëse. Zbritja është një art më vete. ©LAPSI.al

http://www.dailymotion.com/video/x6ddd64#tab_embed

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI