Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Fshesa në administratë/ Luan Ramës i heqin vëllain nga puna

Lapsi.al 24 November 2017
Fshesa në administratë/ Luan Ramës i heqin vëllain nga puna

Nga sot, për deputetin e LSI-së Luan Rama ka një arsye më shumë për të bërë opozitë kundër qeverisë. Vëllai i tij, Arsim Rama, është shkarkuar nga posti i drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës. Këtë post, Arsim Rama e mbante prej 5 vitesh, por duket se fshesa Rilindjes në administratë nuk ka bërë asnjë dallim për eksperiencën ndër vite. Në të gjithë administratën, njerëz të LSI-së janë në shënjestër të largimeve nga puna. Që pas votës së 25 Qershorit, Edi Rama premtoi fundin e sistemit të "tepsisë", që sipas tij e ndante administratën në parcela për të kënaqur orekset e aleatëve. Në vend që t'i ndajnë me aleatët vendet e punës, socialistët kanë vendosur të emërojnë vetëm militantët e tyre kudo në administratë.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI