Flash

E përdore makinën e Habilajve? Elona Gjebrean e lëshojnë nervat me gazetarët (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2017
E përdore makinën e Habilajve? Elona Gjebrean e lëshojnë

Leksionet e Elona Gjebreas, deputetes që udhëtoi në Greqi me makinën e Habilajve i janë dukur të tepërta gazetarëve. Kur Gjebrea i ka kujtuar "kazanin", epitetin që Rama përdor për të sharë median, gazetarët i kanë kërkuar të japë një përgjigje sa më konçize. Kjo e ka acaruar ish zv.ministren që i është kthyer e acaruar gazetares së Report Tv: "Ti moj vajzë, nuk je prokurore të më pyesësh mua kështu...!" "Unë jam gazetare" iu përgjigj Esiona Konomi e Report Tv, duke e detyruar deputeten të largohet e inatosur, që nuk ia dhanë mundësinë të mbajë leksione gazetarie. Gjebrea ka udhëtuar me makinën e Habilajve në kthim nga Greqia. në udhëtim ka qenë bashkë me Saimir Tahirin. Nuk dihet se për çfarë i duhej zv.ministres së Brendshme, makina e trafikantëve të drogës, në një udhëtim me Ministrin e Brendshëm, kur mund të kishin marrë makinat e shtetit për të lëvizur.

https://www.youtube.com/watch?v=o3f_uVIROck&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI