Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Basha: Fatmir Xhafaj dekonspiroi aksionin e arrestimit të ish shefave të kanabisit!

Lapsi.al 24 November 2017
Basha: Fatmir Xhafaj dekonspiroi aksionin e arrestimit të ish shefave

Sipas Lulzim Bashës, aksioni për arrestimin e tre ish shefave të policisë u dekonspirua nga vetë Fatmir Xhafaj. Sipas Bashës, Xhafaj është gati të bëjë gjithçka për të mbrojtur vëllain nga arrestimi dhe ekstradimi, pasi Agron Xhafaj është në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.

"Dekonspirimi u bë nga Fatmir Xhafaj me urdhër të Edi Ramës. Nuk mund të arrestoheshin Drejtori i Policisë së Vlorës, që për katër vite mbrojti vëllain e Fatmir Xhafajt, që është i dënuar dhe në kërkim për trafik droge dhe bridhte dhe bredh i lirë në Vlorë.

Si mund të ekzekutojë një urdhër-arresti, kur ka 4 vjet që nuk ekzekutohet urdhëri i arrestimit për të vëllain?" tha Basha duke akuzuar direkt Fatmir Xhafajn të përfshirë në mbrojtjen e ish shefave të policisë.

Basha kërkoi largimin e Edi Ramës, arrestimin e Saimir Tahirit dhe një veting të mirëfilltë në forcat e policisë si nisjen e një procesi pastrimi të politikës nga krimi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI