Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Elona Gjebrea në makinën e Habilajve, zbulohen regjistrat e sistemit TIMS

Lapsi.al 24 November 2017
Elona Gjebrea në makinën e Habilajve, zbulohen regjistrat e sistemit

Të dhënat nga sistemi “TIMS”, zbulojnë se ish zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea udhëtoi edhe ajo në makinën tip AUDI me targa AA 003 GB. Udhëti ka qenë i përbashkët me Saimir Tahirin, i cili e merrte makinën nga kushërinjtë e tij, Habilajt.

Në atë kohë, Artan Habilaj e të tjerë kanë qenë nën hetim nga Antimafia Italiane për trafik lëndësh narkotike

Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi, në datën 08 gusht të vitit 2014. Ata kanë dalë nga Shqipëria me traget, nëpërmjet Portit të Sarandës, pa makinë.

Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea janë kthyer nga Greqia në datën 16 gusht të vitit 2014. Por në kthim, kanë hyrë me automjetin AA 003 GB, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, në Sarandë.

Pra, daljen e kanë pa makinë dhe hyrjen e kanë me AUDI-n me targa AA003 GB.

Ecuria e lëvizjeve të tyre në ato data sipas sistemit TIMS

(08.08.2014- 16.08.2014)

DALJE

Dt. 08.08.2014- Saimir Tahiri, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.33

Dt. 08.08.2014- Elona Gjebrea, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.32

Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi me traget (pa makinë).

Ndërkohë në datën 14 gusht të vitit 2014, Artan Habilaj ka dalë nga Shqipëria nga Pika Kufitare e Qafë Botës, në Sarandë për në Greqi, me automjetin AA 003 GB. Dalja është bërë në orën 10.51 minuta.

Habilaj është kthyer dy ditë më pas në datën 16 gusht nga Pika Kufitare e Sarandës për në Shqipëri, me traget, pa makinë.

Pra, Artan Habilaj shkoi në Greqi me mjetin e tij AUDI dhe u kthye me traget. Mjetin e përdori Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea që hynë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, me automjetin AA 003 GB. Ata kanë hyrë konkretisht:

Saimir Tahiri në orën 13.31, dt. 16.08.2014

Elona Gjebrea në orën 13.34, dt.16.08.2014

është e qartë se Artan Habilaj është takuar me Saimir Tahirin në Greqi dhe i ka lënë automjetin me të cilin Ministri i Brendshëm u kthye së bashku me Elona Gjebrean.

Ndërsa Artan Habilaj, pasi i ka dhënë makinën Saimir Tahirit, është rikthyer në të njëjtën ditë në Shqipëri, por me traget.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI