Flash

Dekonspirimi/ Xhafaj zbaton 'urdhërin' e Ramës, kallëzim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor

Lapsi.al 24 November 2017
Dekonspirimi/ Xhafaj zbaton 'urdhërin' e Ramës,

Sot ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do të dorezojë një kallezim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me operacionin për kapjen e 3 ish zyrtarëve të Policisë së Vlorës, te cilët dyshohen për lidhje me bandën e Habilajve.

Kryeministri Edi Rama e ka paralajmeruar mbrëmjen e djeshme këtë gjë kur deklaroi ne studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit: Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të nisë nesër një kallëzim penal për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën, opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua ti them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët, personat ne dijeni per operacionin. Do kerkojë hetim, me një kallezim penal për dekonspirim.”, - u shpreh Rama.

 

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI