Flash

Zbulohen 4 kandidatët e mundshëm për kryeprokuror të përgjithshëm?

Lapsi.al 24 November 2017
Zbulohen 4 kandidatët e mundshëm për kryeprokuror të

Ndërsa mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla po shkon drejt fundit, disa emra për kandidatë të mundshëm që mund ta pasojnë kanë dalë në skenë. Katër prej tyre janë zbuluar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Ata janë Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme).

Por me gjithë këto propozime jo zyrtare, ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij. Ndodhur në këtë situatë kuvendi pritet të zgjedhë në fillim të dhjetorit kryeprokurorin e përkohshëm.  Gjithsesi deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar si kandidat apo si të përzgjedhur për tu votuar në kuvend.

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI