Flash

(VIDEO) Zbulohen si dhe kur u larguan nga Shqipëria tre shefat e policisë në kërkim

Lapsi.al 23 November 2017
(VIDEO) Zbulohen si dhe kur u larguan nga Shqipëria tre shefat e

Gazetari Dashamir Biçaku zbuloi datat e daljes nga Shqipëria të tre ish-drejtuesve të policisë, Jaeld Çelaj, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, të cilët janë shpallur në kërkim si të dyshuar të implikuar në trafik droge me bandën e Habilajve.

Në emisionin “Opinion”, Biçaku tha se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit më datë 9 Nëntor drejt Milanos.

Ish-zyrtari i dytë është larguar drejt Malit të Zi më 29 Gusht nga dogana e Muriqanit me një makinë me targa AA 808 OB, dhe ish-zyrtari i tretë u largua përmes Kakavijes më 18 Nëntor me makinë me targa AA 911 JE, shkruan tvklan.

Jaeld Çela drejtonte Policinë e Vlorës, Gjergj Kohila ishte shef i krimit të organizuar në Vlorë, ndërsa Sokol Bode ishte shef i kufirit në Dhërmi. Urdhrat e ndalimit për ta dolën që mbrëmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. SHÇBA u vu në lëvizje dhe ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden. Për këtë ka nisur një hetim për dekonspirim të aksionit. LAPSI.AL

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI