Flash

Arratia e ish-shefave të policisë, deputeti i PS i bën thirrje të dorëzohen

Lapsi.al 23 November 2017
Arratia e ish-shefave të policisë, deputeti i PS i bën thirrje

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu i bëri thirrje ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës që janë në kërkim të dorëzohen sa me shpejt në polici.

Sipas Ndreut, kjo lloj sjellje ështe e papranueshme për ish-zyrtarë të rangut të lartë. Shmangia nga ezkekutimi i arresteve të kërkuar nga prokuroria, sipas Pjerin Ndreut, kompromenton pozitat e tyre dhe hedh hije dushimi mbi ata si të implikuar në trafikun e drogës.

REAGIMI:

Ish- zyrtaret e policise ndaj te cileve ka urdher arresti duhet te dorezohen nje ore e me pare ! Shmangia nga ekzekutimi i arresteve eshte e papranueshme per nje ish- zyrtar te rangut te larte ! Te paraqiten para drejtesie e te japin deshmi per akuzat, perndryshe pozita e tyre kompromentohet dhe le hije dyshimi te forta per implikimin e tyre ne rrjete kriminale !

Që prej mbrëmjes së djeshme, me kërkesë të Prokurorisë, ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe dy vartës të tij, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila janë në kërkim, por nuk janë ndaluar ende.

©LAPSI.AL 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI