Flash

Vajzat e arrestuara për prostitucion në Shkodër mohojnë akuzat: Kemi patur punë të ligjshme

Lapsi.al 23 November 2017
Vajzat e arrestuara për prostitucion në Shkodër mohojnë

Vajzat e arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni në Shkodër i kanë mohuar akuzat që janë ngritur kundër tyre. Gjatë seancës ku u vlerësuar masa e sigurisë kundër tyre, ato nuk e kanë pranuar faktin se punin si prostituta, por janë shprehur se ishi të punësuara aty në role të ndryshme.

“Ne kemi qenë një grup shoqëror që nuk kemi asnjë lidhje me prostitucionin. Kemi qenë në lokal duke punuar, siç punon çdokush dhe duke ushtruar një veprimtari të ligjshme dhe asgjë tjetër. Kemi punuar te lokali kameriere apo edhe sanitare, ndërsa një pjesë janë edhe shoqet tona që vijnë për qejf”, - është shprehur njëra nga të arrestuarat.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër shprehet se ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të përgjimeve dhe metodave speciale të hetimit për faktimin e aktivitetit të tyre. Shkatërrimi i grupit ishte pjesë e operacionit mbarëkombëtar “Forca e Ligjit” që synon asgjësimin e grupeve kriminale në vend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI