Flash

Berisha zbulon kush i fsheh shefat e arratisur të policisë

Lapsi.al 23 November 2017
Berisha zbulon kush i fsheh shefat e arratisur të policisë

Me thirrjen “Breaking News! E pabesueshme por e vertete!” Sali Berisha ka nisur mesazhin e tij, atë që pret e gjithë Shqipëria nga “qytetari dixhital”. “Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook. “Kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike. Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit” shkruan ish kryeministri, duke ironizuar situatën ku ndodhet pasarëdhësi i tij Edi Rama.

Të tre policët janë në arrati pasi u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua, megithëse Ministria e Brendshme e ka mohuar një fakt të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI