Flash

Vendimi i Ramës: Administrata do të ketë pushim 5 ditë rresht!

Lapsi.al 23 November 2017
Vendimi i Ramës: Administrata do të ketë pushim 5 ditë

Data 27 do të jetë ditë pushimi. Duke qenë se e shtuna dhe e diela përkonin me datat 25 dhe 26 nëntor, dhe 28 dhe 29, po ashtu ditë pushimi, kryeministri Rama vendosi t’ia lërë pushim administratës edhe datën 27 nëntor.

Vendimi u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave.

Megjithatë pas 5 ditëve pushim, punonjësve të administratës do t’i duhet t’i rikthehen “punës” për dy ditë dhe pastaj do të kenë sërish pushimet e fundjavës.

V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI