Flash

Rikonfirmohet, Elona Gjebrea është thirrur në Prokurori. Dyshime se ka udhëtuar me makinën e Habilajve

Lapsi.al 23 November 2017
Rikonfirmohet, Elona Gjebrea është thirrur në Prokurori. Dyshime

Ndonëse ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea mohoi lajmin e publikuar ekskluzivisht nga Lapsi.al se ajo është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen ‘Habilaj’, burime të Lapsi.al nga organi i akuzës rikonfirmojnë edhe njëherë se deputetja e PS-së është thirur për të dhënë deklarime mbi këtë dosje.

Dyshimet e organit të akuzës janë se ajo ka udhëtuar në makinën e Habilajve, të cilën ia kishte shitur Saimir Tahiri. Ky i fundit thonë burime të Lapsi.al është kthyer nga Greqia bashkë me zv.ministren Gjebrea, me makinën ‘Audi’ të cilën ia kishin çuar Habilajt.

‘Audi’ i famshëm i Tahirit u shit nga ish-ministri i Brendshëm te kushërinjtë e tij, Habilajt, të cilët e kanë përdorur atë për trafik droge. Tahiri ka pranuar që e ka shitur makinën tek ata, si dhe që është kthyer nga Greqia njëherë kur ka qenë me pushime. Por përgjimet nga Italia tregojnë se me të njëjtën makinë Tahiri është kthyer edhe nga Roma drejt Tiranës.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI