Flash

Zbulohet vartësi i Saimir Tahirit, që e shoqëroi ish-ministrin e Brendshëm në Gjermani

Lapsi.al 24 November 2017
Zbulohet vartësi i Saimir Tahirit, që e shoqëroi ish-ministrin e

Burime konfidenciale thanë për Tpz.al se ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish vartës të tij. Tpz.al zbulon se ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Evi Rodo, ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.

Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj. Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë. Qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qënë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë i riu nga Lezha

Policia e Lezhës arrestoi një të ri të cilit i gjeti kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ti...

20:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI