Flash

Video/ Policia zbarkon në 'Santa Quaranta-n' e Balilit, sekuestrohen pasuritë e trafikantit të drogës

Lapsi.al 24 November 2017
Video/ Policia zbarkon në 'Santa Quaranta-n' e Balilit,

Pasurive dhe hotelit të ish-kreut të Transporteve në Sarandë Klement Balili, të dyshuar për trafikant droge, i është vendosur sekuestro preventive. Dhjetëra forca policore kanë shkuar në kompleksin e njohur të Balilajt, 'Santa Quaranta'. Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës drejt Europës.

Kur ka kaluar një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vendosjes e sekuestros preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, mes tyre edhe për resortin turistik “Santa Quaranta”. Pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa partamente në Sarandë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2017/11/Balili-policia.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2017/11/Balili-sekuestro.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI