Flash

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kemi dijeni për një skandal të madh, do të publikojmë fakte të tjera

Lapsi.al 24 November 2017
Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kemi dijeni për një

“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut”.

Kështu e nisi fjalën e tij para gazetarëve Lulzim Basha pasi doli nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Duke folur për akuzat e mazhorancës për paratë e përdorur nga PD për lobim, Basha tha se janë shashka për të larguar vëmendjen nga skandalet.

Ndërkohë kryedemokrati është shprehur se ka fakte të reja të cilat do të sillen në vëmendjen e publikut në ditët në vazhdim. Sipas Bashës, këto informacione janë vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohen nga ekspertët e sigurisë dhe ligjeve në PD.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI