Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Patozi: Arratia flet më shumë se çdo arrestim, skandal mos zbatimi i urdhërit të Prokurorisë

Lapsi.al 24 November 2017
Patozi: Arratia flet më shumë se çdo arrestim, skandal mos

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi teksa analizon situatën më të fundit, lidhur me arratinë e tre ish-shefave të policisë në akuzë për dosjen “Habilaj”, shkruan sot se kjo arrati flet më shumë se çdo arrestim. Me anë të një shenim në faqen e tij në FB, ai shprehet se ky është shteti i Ramës dhe policia që duam e tij. Gjithashtu Patozi shotn se është skandal i madh që rdhëri i prokuroris ënuk po zbatohet.

“ARRATISJA FLET MË SHUMË SE ÇDO ARRESTIM

Janë tre ish-drejtues të lartë policie, të cilët prej ditësh po i fshihen drejtësisë, pasi prokuroria u preu fletëarrestet për lidhje me krimin e organizuar.

Kam frikë se po të kishin qenë trafikantë droge në vend të tyre, të paktën njeri do të ishte dorëzuar vetë, për të mos e komplikuar më shumë pozitën e vet juridike.

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë dilemë publike se çfarë është tamam shteti dhe “policia që duam” e Edi Ramës.

Ndaj nuk e po e marr vesh fare se pse po konsiderohet skandal më i madh fakti që urdhëri i prokurorisë nuk po zbatohet, se sa që ish-sherifët e ligjit të “Rilindjes” kanë çarë ferrën dhe janë zhdukur në drejtim të paditur. Politikisht, ata kanë kryer punë, madje e kanë bërë me shumë devocion këtë gjë. Sepse i bie që të kenë marrë mbi shpinë edhe më shumë se veprat për të cilat i akuzon zyrtarisht prokuroria.” – shkruan Patozi.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI