Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Policia nxjerr pamjet nga resorti i Balilit, show pas arratisjes së tij (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2017
Policia nxjerr pamjet nga resorti i Balilit, show pas arratisjes së tij

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventime të pasurive të Klement Balilit, ku më kryesorja është resorti ‘Santa Quaranta’ në qytetin e Sarandës. Ndërkohë mëngjesin e sotëm policia ka marrë nën kontroll resortin, ngjarje për të cilën ka shpërndarë me shpejtësi pamjet për të gjitha mediat. Siç shihet në videon më poshtë, policia ka kryer edhe një kontroll në dhomat e resortit, kontroll i cili më shumë ngjan si show për efekt mediatik sesa një kontroll që synon të zbulojë diçka. Hapen sirtatët e dollapet, çohen dyshekët e kontrollohen jastëkët, a thua se Klement Balili është aq naiv sa të ketë fshehur diçka aty. Më shumë ngjan si kontroll pastërie, sesa një përpjekje e mirëfilltë hetimore.

Publikimi me pompozitet i këtyre pamjeve e bën edhe më qesharake punën e Policisë së Shtetit, pasi siç dihet vetë Klement Balili është në arrati. ‘Arrestohet’ resorti ku praktisht nuk ka asgjë të fshehur prej tij, ndërsa vetë ‘Eskobari i Ballkanit’ është i lirë. Ndonëse denoncimi tij si kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Europë ka më shumë se një vit që është bërë në media dhe nga autoritetet greke, policia shqiptare nuk guxoi ta arrestonte Klement Balilin. Kjo nuk ndodhi as më vonë kur mediat, përfshi këtu Lapsi.al, publikuan fakte të tjera rreth aktivitetit të tij.

Klement Balili ndonëse kërkohej ndërkombëtarisht shëtiste i lirë në Sarandë. Lapsi.al solli ekskluzivisht edhe videon nga resorti, teksa ai po festonte në dasmën e vartësit të tij. Asgjë nuk ndodhi edhe pas këtij momenti. Sot e kësaj dite Klement Balili shëtit i lirë, brenda ose jashtë Shqipërie. Thënë këto, Policia e Shtetit është e gjunjëzuar përballë bandave të trafikut të drogës, pasi e di mirë se ato kanë mbështetje politike prej qeverisë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI