Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Zbulohet se "Frozen" kishte një fillim dhe fund tjetër (Foto)

Lapsi.al 30 March 2017
Zbulohet se "Frozen" kishte një fillim dhe fund tjetër

Një nga filmat më të ndjekur të momentit nga fëmijët, "Frozen" mësohet se ka një fillim dhe një fund tjetër ku fillimisht historia e dy motrave në mbretërinë që rrethohet nga akulli nuk është ajo që keni parë deri tani.

Producenti Peter Del Vecho ka treguar se Elsa dhe Ana, dy personazhet kryesore, në skenarin origjinal nuk ishin motra dhe as princesha. Që në fillim Elsa ishte vetëshpallur mbretëresha e dëborës, ndërsa Ana ishte vajza heroinë që do të përballej me mbretëreshën e keqe dhe ushtarët e saj të ngrirë. Duket se një histori e tillë e ngjashme shumë me përrallat e Hans Christian Andersen nuk i ka pëlqyer producentit, i cili i kërkoi shkrimtares Jennifer Lee që ta rishkruante dhe të sillte një histori e cila do të ishte ndryshe nga ato që kishin dëgjuar deri tani.

“Në fund ushtarët e ngrirë të mbretëreshës do të përballeshin me heroinën e fshatit, Anën. Elsa është braktisur në altar ditën e dasmës dhe  ajo e ngrin zemrën e saj në mënyrë që të mos bjerë më në dashuri. Në fund ndodh një ortek masiv dhe Ana i mbush mendjen Elsës që të shpëtojë fshatarët dhe në këtë moment zemra e saj shkrin dhe ajo është e aftë të dashurojë sërish”,- shpjegon producenti.

Megjithatë, duket se historia që të gjithë kemi parë është akoma edhe më e bukur pasi duhet ta pranojmë se “Frozen” nuk është një film që është parë vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit.

 

Të këshilluara

Studim:Tradhëtia përsëritet

Sjelljet e ndryshme pas mashtrimit i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit dhe përse e përsërisin tradhtinë. Ekzi...

12:32

Rutina e bukurisë 5-minutëshe

Për të patur lëkurë sa më të shëndetshme lajeni përditë me një larës të butë në lëkurë. Pas kësaj duhet të aplikoni menjëherë kremin hidratues të ditës dhe m...

17:47

Këshilla për një natë të zjarrtë

Louise Bourchier, edukator seksi nga Auckland, Zelanda e Re, ka realizuar një sërë seminaresh dhe ka kultivuar pozitivitet, duke informuar komunitetet rreth edu...

19:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI