Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Veterani i luftës kthehet në grua në moshën 90-vjeçe(FOTO)

Lapsi.al 30 March 2017
Veterani i luftës kthehet në grua në moshën

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore sapo i provoi të gjithë botës që nuk është kurrë vonë për ta jetuar jetën ashtu siç do.

Patricia Davies nga Leicestershire, Angli, nuk kishte vendosur ende të kthehej në grua derisa arriti moshën 90-vjeçare.

E pagëzuar fillimisht me emrin Peter, Davies pranoi se e ka ditur që ishte grua që në moshë të vogël. "E dija që isha transgjinore që në moshën 3-vjeçare. Njihja një vajzë me emrin Patricia dhe ashtu doja të quhesha, por ishte e pamundur", ka treguar Davies për Caters News Agency. Ajo e mbajti të fshehtë identitetin për pjesën më të madhe të jetës, e frikësuar se do të shmangej nga bashkëmoshatarët ose do t'i nënshtrohej një trajtimi me elektroshok.

 Ajo ka shërbyer në ushtri për tri vite dhe nëse do të dilte hapur si transgjinore do të kategorizohej si homoseksual dhe nuk do të pranohej në ushtri. Davies u martua në moshën 21-vjeçare dhe vite më vonë mori guximin të dilte hapur para të shoqes. Gjatë 63 viteve martesë e shoqja ishte mbështetja më e madhe për të: i bleu bizhuteri dhe fustane që të mund t'i vishte në fshehtësi, por fatkeqësisht u nda nga jeta gjashtë vite më pas. "Më duket sikur kam hequr një barrë të madhe. Kam filluar t'i tregoj disa prej fqinjëve të mi dhe të gjithë më kanë thënë: 'S'ka gjë, për sa kohë je e lumtur.' Nuk është 100% e sigurt tani, por është më mirë nga ç'ka qenë. Njerëzit të cilëve ua kam thënë kanë qenë shumë mbështetës dhe nuk më kanë tallur. I jam bashkuar Insitutit të Grave. Shoqërohem me to dhe flasim gjatë. Po kaloj shumë mirë. Është një fazë e re në jetën time."

Të këshilluara

Rutina e bukurisë 5-minutëshe

Për të patur lëkurë sa më të shëndetshme lajeni përditë me një larës të butë në lëkurë. Pas kësaj duhet të aplikoni menjëherë kremin hidratues të ditës dhe m...

17:47

Këshilla për një natë të zjarrtë

Louise Bourchier, edukator seksi nga Auckland, Zelanda e Re, ka realizuar një sërë seminaresh dhe ka kultivuar pozitivitet, duke informuar komunitetet rreth edu...

19:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI