Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Studimi/ Kush tha se tullacët janë më të mirë në shtrat

Lapsi.al 27 March 2017
Studimi/ Kush tha se tullacët janë më të mirë në

A janë më të mirë në shtrat budallenjtë dhe tullacët? A mund të ejakulojnë edhe gratë si burrat? A mund të shpërthejnë testikujt e një mashkulli? A ekziston “vagina me dhëmbë”? Bild teston disa nga mitet seksuale më të çuditshme dhe sjell një përgjigje nëse janë të vërteta apo jo.
“Vagina dentata”
Miti i vaginës me dhëmbë është të paktën nga ana anatomike një gjepurë. Megjithatë, “Vagina dentata” ekziston që në historitë e lashta të indianëve. Sipas psikoanalistit Zigmund Frojd, “p… me dhëmbë” simbolizon në fakt frikën e meshkujve nga tredhja.
“Squirting”, femrat që derdhin
“Squirting” është bërë e famshme në filmat porno. Megjithatë në shumicën e tyre, skenat janë të rrema. Aktoret femra e mbushin abdomenin me ujë për ta derdhur më pas. Por në të vërtetë ka femra që derdhin. Një studim thotë se një e treta e tyre e bëjnë këtë gjë. Së fundmi një studim thotë se bëhet fjalë për thjesht urinë.
Vibrator me recetë mjeku?
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Autorja amerikane Mary Roach shkruan se grave në SHBA u rekomandohet me recetë një vibrator i veçantë për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale. “Eros Clitoral Therapy Device” është një lodër seksuale me vulë mjekësore.
“Budallenjtë … më mirë”
Ekziston një perceptim se ata që kanë një koeficient të ulët inteligjence, e bëjnë më mirë. Por nuk është e vërtetë. Megjithatë njerëzit që kanë më shumë stres dhe angazhime e kanë më të vështirë që të angazhohen plotësisht në aktin seksual.
Orgazma shkakton dhimbje koke
Është pikërisht momenti kur duhet të përjetosh gjënë më të bukur në botë, kur të shpërthen dhimbja e kokës. Burrat vuajnë tre herë më shumë se gratë nga kjo dhimbje. Sulmi ndodh gjatë ose pak përpara orgazmës. Arsyeja: gjatë seksit rritet presioni i gjakut dhe dioksidi i karbonit në trup. Arteriet në tru nuk e përballojnë këtë situatë. Këshillë: Shmangni seancat e shpejta të seksit dhe merrni një qetësues përpara se ta bëni.
Tullacëllëku të bën potent
Na falni zotërinj, por ky është një arsyetim për humbjen e flokëve. Është e vërtetë se tullacët kanë më shumë testosteron në gjak. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të fuqishëm seksualisht. Testosteroni është hormoni më i famshëm i seksit, por jo i vetmi dhe as vendimtari.
‘Cola Light’ i mbron femrat nga shtatzënia
Ka disa femra që e shpëlajnë vaginën me Cola përpara dhe pas seksit, duke menduar se kjo shërben si kontracepsion. Për fat të keq nuk është e vërtetë.
Testikujt mund të shpërthejnë
Ka disa meshkuj që mendojnë se nëse nuk bëjnë seks ose nuk masturbojnë, do u plasin topet. Po bëni shaka? Edhe pse ato prodhojnë spermë vazhdimisht, ajo nëse nuk derdhet, shpërbëhet. Mos harroni edhe ëndrrat e lagështa.
A shërben pirsing si stimulues në seks?
Varet. Nëse është në klitor, mund ta stimulojë atë. Nëse është në buzët e vaginës, nuk ka ndonjë efekt. Pirsingu në penis stimulon edhe mashkullin, edhe femrën. Dhe pirsingu në zonat intime shërohet më shpejt se ato në vendet e tjera të trupit. /Telegrafi/

 

Të këshilluara

FOTO/ Forma e hundës tregon karakterin tuaj 

Përveç formave të tjera të pjesëve të trupit, është vërtetuar se edhe forma e hundës tregon shumë për personalitetin e njeriut. Në disa rezultate të publikuara ...

19:55

13 monumente historike të mistershme (Foto)

Njerëzit që jetuan qindra vjet para nesh kanë krijuar disa ndërtesa të mrekullueshme.. Ato janë aq të gjëra sa shkenctarët kanë qënë në kërkim për shekuj se kud...

17:14

Cfarë duhet të dini për jogën

Përfitimet që sjell yoga në nivel fizik janë padyshim të mëdha: përmirëson fleksibilitetin, forcon muskujt, zvogëlon dhimbjet e qafës dhe të shpinës, rrit funks...

12:34

Pse femrat tradhëtojnë

Pas çdo tradhëtie ka disa arsye të caktuara të cilat jo shpesh arrihen të kuptohen në kohë dhe që shkaktojnë përçarje dhe ftohtësi në marrdhënien mes partnerëve...

12:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI