Flash

Sot ndryshoi ora, si ta përballoni me sukses

Lapsi.al 26 March 2017
Sot ndryshoi ora, si ta përballoni me sukses

Ditën e sotme, e diela e fundit e muajit Mars, ka ndryshuar ora. Akrepat e saj kanë shkuar plot 60 minuta përpara, në orën 02:00.  

Duke filluar nga kjo e dielë në do të zgjohemi plot një orë më herët për aktivitete të përditshme.

Më poshtë ju paraqesim disa këshilla të specialistëve, se si të përballoni më lehtë këtë ndryshim dhe të përshtateni me orën e re:

 

1. Mësohuni gradualisht me ndryshimin e orës

Shkoni në shtrat 15 minuta më herët, duke filluar disa ditë para se ora të ndryshojë, shkruan Living. Gjithashtu, përpiquni të jeni sa më të çlodhur një javë përpara ndryshimit të orës, në mënyrë që trupi juaj ta përballojë më lehtë ndryshimin.

 

2. Bëni një pushim të shkurtër

Nëse pas ndryshimit të ores do të ndiheni të përgjumur, bëni një pushim të shkurtër pasdite, por jo shumë pranë orës kur flini në mbrëmje. Në këtë mënyrë, shmangni një orë gjumë në mëngjes dhe vështirësitë për t’u zgjuar.

 

3. Flini rregullisht

Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë. Kjo ndihmon trupin tuaj të rregullojë modelin e tij të gjumit dhe të marrë maksimumin nga orët që keni fjetur. Nëse është e mundur, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe në fundjavë, për ta përballuar sa më lehtë ditën e hënë.

Për disa nga ne, një dremitje e vogël mund ta bëjë shumë të vështirë gjumin e natës, por për disa të tjerë 20 minuta dremitje mund të jenë një rigjallërim i vërtetë pa ndikuar në gjumin e natës.

 

4. Sa orë gjumë na nevojiten?

Jo të gjithë kanë nevojë për të njëjtat orë gjumi dhe kërkesat për të mund të ndryshojnë me kalimin e moshës. Për të gjetur numrin tuaj ideal të orëve të gjumit, në fundjavë mos e vendosni alarmin e orës kur të flini dhe shihni se kur do t’ju dalë gjumi vetë.

 

5. Qetësohuni përpara se të flini

Kur jeni të stresuar, është e pamundur të flini. Përpiquni të shmangni programet e ndryshme televizive apo filmat, para se të bini në shtrat. Qetësohuni me një çaj kamomil, një banjë të ngrohtë me aromë livande ose lexoni një libër. Shqetësimi rrit prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili ju bën më vigjilent.

 

6. Bëni ushtrime gjatë ditës

Edhe ushtrimet më të moderuara, si ecja, ju ndihmojnë të flini më mirë, ndaj përpiquni të ecni për rreth 30 minuta, tre herë ose më shumë gjatë javës. Nëse ju ndodh të mos flini rehat, mundohuni të mos kryeni aktivitet fizik shumë afër kohës së gjumit.

 

7. Ushqehuni sa më lehtë në darkë

Mostretja e ushqimeve pikante, të yndyrshme ose sasia e tepërt e ushqimit në stomak, shkakton pagjumësi.

Për një gjumë të mirë dhe të qetë, konsumoni ushqime të thjeshta dhe sa më

të lehta disa orë përpara gjumit. Gjithashtu, eliminoni edhe lëngjet e tepërta. Kështu, nuk do të detyroheni të ngriheni gjatë natës.

 

8. Krijoni një ambient të përshtatshëm për gjumë

Temperatura optimale e dhomës së gjumit është 15-20o C. Trupi gjithashtu ka nevojë për një dyshek e jastëk të rehatshëm; dhoma duhet të jetë e izoluar nga zhurmat dhe drita, si dhe të ketë nivelin e përshtatshëm të lagështisë, që është 50%.

 

9. Shmangni konsumin e disa përbërësve si alkooli, kafeina dhe duhani.

 

10. Nëse nuk arrini të flini, ngrihuni

Nëse keni qëndruar zgjuar në shtrat për më tepër se 20 minuta, është mirë të çoheni, të ndërroni ambient e të merreni me diçka që ju qetëson. Mbani ndriçim të ulët, pini një gotë qumësht të ngrohtë me pak mjaltë, lexoni një libër ose shkruani çfarë t’ju vijë në mendje derisa t’ju rëndohen qepallat. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

Pse femrat tradhëtojnë

Pas çdo tradhëtie ka disa arsye të caktuara të cilat jo shpesh arrihen të kuptohen në kohë dhe që shkaktojnë përçarje dhe ftohtësi në marrdhënien mes partnerëve...

12:58

Këshilla si të ndiheni më shumë seksuale

Disa këshilla se si mund të arrish të ndihesh më seksuale dhe të kesh një libido më të lartë, e cila sigurisht do të rrezatohet edhe së jashtmi e do ti bëjë mes...

17:07

17 fotografi që do t'ju emocionojnë (Foto)

A keni parë ndonjë një fotografi dhe keni menduar se pas saj fshihet jeta e dikujt? Shpeshherë, mund të "transmetoj" ndjenja të forta, të prekin shpirtin ndikoj...

14:55

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI