Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Studim:Përse nuk i përfundojmë asnjëherë ëndrrat?

Lapsi.al 15 March 2017
Studim:Përse nuk i përfundojmë asnjëherë ëndrrat?

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë...

E dini përse ëndrrat e reja nuk kanë fund edhe pse nuk “shohim” fundin posaçërisht të ëndrrës së bukur apo të keqe?
Secili prej nesh mban në mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe. Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por mu para “finales” së madhe, ju del gjumi.

Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojnë në ngjarjet.

Ëndërrojmë gjatë gjithë periudhës së gjumit, andaj është e paevitueshme që në ndonjë moment të zgjohemi, mirëpo ekspertët janë interesuar a është ajo vërtet para ndonjë momenti të pritur në gjumë, apo vetëm na duket ashtu.
Në fazën REM, kur në gjumë sytë bëhen të palëvizshëm, më së shumti ëndërrojmë dhe ato ëndrra janë më të gjatat dhe më të bukurat.

Mirëpo mund të ëndërrohet edhe gjatë fazës NREM (fazë në të cilën sytë nuk bëjnë lëvizje të shpejta), vetëm që ato ëndrra nuk do t’i mbajmë në mend.
Shkurt, ëndrra të cilën e mbani në mend menjëherë pas zgjimit, por ju duket e papërfunduar, nuk është e fundit të cilën e keni ëndërruar.

Është vetëm e fundit nga faza REM, të cilën e mbani në mend, ndërkaq ju duket që ka përfunduar vetëm para një sekonde.

 

Të këshilluara

Profil/ "Vajza e rafting" një histori biznesi

E pasionuar pas natyrës, në moshën 14-vjeçare ajo u bë vajza e parë që praktikoi sportin e ri të rafting në Shqipëri duke promovuar standarde të panjohura në at...

15:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI