Flash

Profil/ "Vajza e rafting" një histori biznesi

Lapsi.al 15 March 2017
Profil/ "Vajza e rafting" një histori biznesi

E pasionuar pas natyrës, në moshën 14-vjeçare ajo u bë vajza e parë që praktikoi sportin e ri të rafting në Shqipëri duke promovuar standarde të panjohura në atë kohë në turizmin e aventurës. E që atëherë ka kaluar kohë dhe Blerina Ago nuk është më vetëm “vajza e rafting” por një sipërmarrëse e cila drejton “Albanian Adventure Resort sh.a.”, një nismë inovative në fushën e turizmit. Ky projekt shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës së paprekur, dhe pranë kanioneve të Osumit. Vendndodhja ofron mundësi për më shumë se 15 aktivitete aventure, duke përfshirë: rafting në afërsi të kanionëve të Osumit, hiking, kajak, hidrospid, kalërim, çiklizëm malor, kacavjerrje dhe sporte të tjera.

Edhe pse juriste në profesion, Blerina i është dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, duke u pajisur me certifikime dhe kualifikime ndërkombëtare.

“Është e çuditshme, pasi tani më duket sikur gjithmonë e kam ditur se rafting ishte një pjesë e imja. Por, pa dyshim, hera e parë kur ndjeva adrenalinën dhe përplasjet e ujit në fytyrë ka qenë momenti kur unë u lidha përgjithmonë me rafting. Si unë, ishte dhe një grup të rinjsh të ishin në kërkim të adrenalinës dhe entuziazmit që jepte rafting. Me këtë grup shkonim gati përditë gjatë muajve të ngrohtë me gomonet tona modeste të asaj kohe për të sfiduar veten mes rrëmbesave të reja. Përveç adrenalinës ne kishim mundësinë të shijonim dhe bukuritë e kanioneve të Osumit dhe ndienim se duhet t’ua tregonim këto bukuri dhe miqve e familjarëve tanë. Ndienim një shtysë shumë të madhe që t’i bënim kanionet e Osumit dhe rafting të prekshme për këdo. Vendosëm të investojmë pasionin dhe energjinë tonë për ta bërë këtë sport atë që është sot, një nga produktet turistike më të suksesshme në vend”, tregon ajo.

Gratë e tjera në biznes i sheh si aleate, si mundësi për të mësuar më shumë dhe për të shkëmbyer përvoja. “Është sfiduese për çdo vajzë të re në botë dhe sidomos në Shqipëri të marrë një pozicion lidershipi, kjo pasi shoqëria jonë është ndërtuar në këtë mënyrë. Unë jam sprovuar shumë gjatë rrugës sime këtu dhe po përpiqem që përveç punës sime të frymëzoj dhe vajza të tjera të reja ambicioze si unë, përmes një modeli pozitiv të punës dhe këmbënguljes si mënyra e vetme drejt suksesit”, thotë Blerina.

E lindur në Berat dhe njohëse e mirë e qytetit, përvojën e saj e ka shtrirë në një rrjet të gjerë biznesesh, duke nisur nga ato të turizmit, fasonerisë, agrobiznesit dhe bujqësisë. Synimi i vazhdueshëm është promovimi i qytetit si një destinacion i rëndësishëm turistik, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe të huaj.

Model i sipërmarrjes që ajo ndjek është i guximshëm dhe synon t’i shërbejë rritjes së mirëqenies. Në iniciativat e saj përfshin gjithmonë grupe njerëzish, kryesisht të rinj të cilët angazhohen në zhvillimin e zonës së tyre.

E në menaxhim atë e ka ndihmuar pa mëdyshje edhe përvoja e gjatë e fituar në sportin e rafting, në fillim si një amatore e më pas deri në themelimin e Federatës Shqiptare të Rafting.

“Sporti më ka ndihmuar shumë. Jam e disiplinuar dhe e organizuar në punë. Gjithmonë këmbëngul mbi arritjen e objektivave dhe rezultateve konkrete. Për pritshmëritë jam realiste dhe me këmbë në tokë”, thotë Blerina.

Ajo vlerëson edhe përvojat e arritura nga bashkëpunimi me organizmat ndërkombëtarë. Ajo është përzgjedhur si histori suksesi nga USAID/Albania për kontributin dhe nismën në zhvillimin e turizmit të aventurës në Shqipëri, për të cilën është vlerësuar edhe me çmim.

Nga ana tjetër, ajo ka dhënë kontribut edhe si sekretare e përgjithshme e Tirana Women International Group, organizatë e themeluar nga bashkëshortet e diplomatëve të huaj në Shqipëri, për një periudhë njëvjeçare. (Monitor)

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI