Flash

Simptomat që mund të tregojnë praninë e kancerit!

Lapsi.al 22 February 2017
Simptomat që mund të tregojnë praninë e kancerit!

Sa herë dëgjoni fjalën kancer, nuk mund të mohoni që ju përshkon një ndjenjë frike dhe ankthi.

Është shumë normale të përjetoni një gjë të tillë pasi kanceri është sëmundja që merr më shumë jetë njerëzish. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gjithmonë alarmante dhe tregojnë një rritje të rasteve të prekura me kancer.
Mënyra më e mirë për të mposhtur këtë sëmundje është të dish ta parandalosh. Në qoftë se vini re ndryshime të pazakonta në organizmin tuaj, duhet të mos i neglizhoni, por të lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Bëhet fjalë për disa simptoma të thjeshta që vazhdojnë të përsëriten me një ritëm të shpejtë dhe thuajse të paarsyeshëm.
Edhe pse shoqëria shqiptare nuk është e kultivuar me praktikën kontrollit të përvitshëm mjekësor, duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj. Identifikimi sa më i hershëm i sëmundjes mund të ndryshojë plotësisht rutinën tuaj shëndetësore.

• Kollitje e vazhdueshme
• Humbje gjaku pas ciklit menstrual
• Temperaturë e lartë
• Rënie e menjëhershme në peshë
• Dhimbje të përsëritura muskulore
• Shfaqje e të nxirave që nuk shërohen
• Fryrje të barkut
• Ndryshime në organin riprodhues (Kjo vlen për të dyja gjinitë)
• Dhimbje e vazhdueshme e syve
• Hemorragji e vazhdueshme

 

Të këshilluara

Pse e zgjedhim këmishën e bardhë?!

Ajo është nga ato veshje që kombinohet lehtësisht, gjithmonë “in” dhe simbol i domosdoshëm i çdo gardërobe femërore. Nuk njeh orare, pasi këmisha e bardhë sh...

18:17

5 djelmosha shfaqen në teatër!(VIDEO)

Teatri Kombëtar filloi shfaqjet për këte vit, dhe premiera e parë do të na sjellë këtë fundjavë shfaqjen ”5 djelmoshat” të autores...

13:59

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI