Flash

Më të prirurit për tradhti: djemtë e gjatë, biondet...

Lapsi.al 7 January 2017
Më të prirurit për tradhti: djemtë e gjatë, biondet...

Mbase keni pritur që do të flasim për meshkujt si p.sh. George Clooney dhe për femrat si Kim Kardashian, mirëpo edhe kur është fjala për tradhtinë, rezultatet janë më shumë se befasuese. Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë. Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret, transmeton Telegrafi.
Djelmoshat shtatgjatë
Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.
Adhuruesit e rok and rollit
Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41% e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.
Biondet
Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42% e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.
Përdoruesit e Twiterit
Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Twiter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.
Mësueset dhe ekspertët IT
Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.
Blerëset me kartelë sekrete
Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27% kanë kartelë sekrete krediti. /Telegrafi/

 

Të këshilluara

Pse jemi të trishtuar në dimër

Në Europën Veriore vuajnë nga dështimi dimëror një në 6 persona, ose thënë ndryshe mbi 10 milionë individë. I gjithë faji është i humorit të keq. Por si mund të...

20:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI