Flash

Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to! (FOTO)

Lapsi.al 5 January 2017
Keni variçe? Ja çfarë duhet të dini për to! (FOTO)

Të gjithë dëshirojmë të kemi këmbë të bukura, sidomos femrat. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë, për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe të variçeve.

Sipas ekspertëve, variçet ose grumbullimi i gjakut jane vena të fryra dhe të shtrembëruara, të dukshme nën sipërfaqen e lëkurës.  Ato shkaktohen më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë ose ulur, nga faktorë gjenetik, mbipesha, shtatzania etj.

Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si:  trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve.

Dukshmëria e theksuar shpesh herë  ndikon negativisht në psikologjinë e  individit, sidomos te seksi femër, pasi prek drejperdrejt pamjen e jashtme në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Ato femra që i kanë mund ti eliminojnë për të patur jo vetëm një shëndet të mirë por edhe për të përmirësuar pamjen e këmbëve të tyre.   

Së fundmi  personat e prekur nga prania e variçeve janë shtuar  për arsye të shumta. Në momentin që ato shfaqen është e këshillueshme  konsulta me mjekun specialist, në mënyrë që të ndiqet trajtimi i duhur.

Në Klinikën VIVIA, pranë Spitalit Amerikan 3 ju do të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme  për eliminimin e variçeve me lazer dhe radiofrekuencë.

Këto lloj trajtimesh janë shumë të avancuara . “Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal”. Koha e rekuperimit të pacientit është maksimale duke bërë të mundur rikthimin në aktivitetin e tij të përditshëm brenda 24 orëve.

Qëllimi i trajtimit të variçeve është lehtësimi i simptomave, parandalimi i komplikacioneve si edhe përmirësimi i dukshëm i pamjes së jashtme.

Stili i të jetuarit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e variçeve, si rrjedhojë është hapi i parë që duhet ndërmarrë për përmirësimin e tyre.  Kontakti me mjekun dhe aplikimi i trajtimit të duhur do të bëjë të mundur kurimin përfundimtar të venave varikoze në çdo aspekt.

Së fundmi , për t’ju ardhur në ndihmë, ju sugjerojmë disa keshilla “falas” J të aplikueshme në jetën e përditshme, në parandalimin e krijimit të variçeve.

  1. Shmangni të ndenjurën ulur  për një kohë të gjatë pa bërë pushim.
  2. Ndërkohë që rrini ulur, mos i kryqëzoni këmbët.
  3. Gjatë kohës që jeni duke pushuar ose duke ndenjur ulur, mbajini këmbët e ngritura sa më shumë.
  4. Herë pas here ngrini këmbët në nivelin e zemrës tuaj (aq sa mundeni nëse nuk e arrini).
  5. Mos mbani veshje tepër të ngushta sidomos rreth pjesës së belit dhe të këmbëve.

Ajo çka bëjmë çdo ditë është ajo çka jemi.

Le të mundohemi të ndihmojmë këtë motorr gjigand në vlera i cili vë në lëvizje mbarë botën, dhe ai është trupi i njeriut.

Klinika Dermo-Estetike VIVIA

Pranë Spitalit Amerikan 3

Cel: 0696075599

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI