Flash

"Pokemon GO" rrezikon jetën e boshnjakëve

Lapsi.al 20 July 2016
"Pokemon GO" rrezikon jetën e boshnjakëve

Loja e re e “Nintendo”-s, “Pokemon Go” mund të ketë pushtuar botën e telefonave “smart”, por ajo duket se ka shkaktuar edhe pasoja që askush nuk do t’i mendonte. Loja i kërkon përdoruesve të ecin pranë lagjeve të jetës reale, ndërsa kërkojnë të kapin personazhe të tillë si Pikachu në ekranet e telefonave “smart”. Formula e re ka bërë për vete miliona njerëz dhe e ka çuar në 7.5 miliardë vlerën aksioneve të “Nintendo”-s në bursë.

 

Megjithatë, boshnjakët që e luajnë këtë lojë janë paralajmëruar të shmangin kalimin drejt zonave që rezultojnë ende të minuara që prej luftës së viteve ’90. Ka qenë pikërisht shoqata boshnjake e bamirësisë “Posavina bez mina”, ajo që ka lëshuar alarmin pasi dëgjoi raportimet se përdoruesit e kësaj loje lëvizin nëpër hapësira të ndryshme e mund t’u duhet të shkelin edhe nëpër zona të rrezikshme.

 

Lojtarët përdorin telefonat e tyre “smart” për të gjëmuar monstrat karikaturiste në jetën reale. Të paktën 600 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të aksidenteve të ndryshme nëpër zonat e minuara në Bosnje, që prej fundit të luftës së vitit 1995. Rreth 120 mijë mina rezultojnë ende të pazbuluara, sipas përllogaritjeve të një grupi ekspetësh të çminimit.

 

E ndërsa popullariteti i “Pokemon Go” po tejkalon pritshmëritë, po aq të larta kanë qenë edhe incidentet dhe aksidentet rrugore në të cilat janë përfshirë përdoruesit e kësaj loje.

 

“Kemi marrë informacione se disa përdorues të aplikacionit ‘Pokemon Go’ në Bosnje-Hercegovinë kanë hyrë nëpër zona të rrezikuara nga minat, në kërkim të monstrave”, shkruan shoqata e bamirësisë në “Facebook”. “Qytetarët janë të lutur të mos e bëjnë këtë gjë, të respektojnë shenjat ndaluese të zonave të rrezikshme të minuara, e jo të futen nëpër hapësira të panjohura për ta”, shtohet më tej në paralajmërimin e saj.

 

Më herët gjatë kësaj jave, dy adoleshentë në shtetin e Floridës janë qëlluar për vdekje nga një shtëpiake, e cila i kishte ngatërruar ata për hajdutë. Loja, gjithsesi, ka pasur edhe efekte të papritura pozitive: në një prej qyteteve britanike, policia tha se disa përdorues të saj raportuan një vjedhje teksa ishin në kërkim të monstrave.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI