Flash

Seksi që zgjat 30, 60 apo 90 minuta mbase duket argëtuese, por…

Lapsi.al 19 July 2016
Seksi që zgjat 30, 60 apo 90 minuta mbase duket argëtuese, por…

Seksi maratonik për shumicën është i paarritshëm, mirëpo rreth 5 për qind e tyre kanë përvojë me zgjatjen e ejakulimit në mënyrë të rregullt, që do të thotë që u duhet edhe deri në gjysmë ore për të ejakuluar, po qe se ejakulojnë fare.

 

“Intervenimi kirurgjik në komblik, lëndimet spinale dhe faktorët psikologjikë si p.sh. frika intensive se do ta lërë shtatzënë partneren, gjithashtu mund të jenë shkaktar që mashkulli vështirë të arrijë orgazmën”, thotë Debby Herbenick, mjeke dhe shkencëtare por edhe autore e librit Because It Feels Good.

 

Si ndihet femra gjatë seksit maratonik?

 

Hulumtimet kanë treguar që femrave u nevojitet më shumë kohë për të arritur orgazmën. Mirëpo, kur mashkulli nuk arrin orgazmën, partnerja shpesh e merr këtë gjë personale dhe mendon që është e keqe në shtrat.

 

Nëse dëshironi t’ia bëni më të lehtë që ajo të kuptojë drejt, bëhuni të sinqertë. Tregojani që atë problem e keni pasur edhe më parë, andaj kjo nuk ka lidhje me të. Kështu do të mund të filloni të bisedoni haptazi mbi seksin dhe mbi atë se kush çka dëshiron në shtrat.

 

Zgjidhja për jetë të kënaqshme seksuale

 

Ka shumë mundësi që femrës nuk do t’i pëlqejë seksi që zgjat 30, 60 apo 90 minuta. Është krejtësisht në rregull që të ndaleni dhe të provoni diçka tjetër. Rreth 16 për qind e femrave vështirë arrijnë orgazmën gjatë seksit vagjinal.

 

Bisedoni lidhur me këtë dhe provoni disa metoda të tjera në mënyrë që të dy të mund të kënaqeni. Mund t’ju shërbejë edhe vibratori. Ndërkaq ejakulimi i parakohshëm mund të zgjidhet me teknika të masturbimit, ejakulimi i zgjatur shpesh është e karakterit psikologjik dhe duhet pasur më shumë kujdes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI