Flash

Pikat më të ndjeshme në trupin e femrës

Lapsi.al 19 July 2016
Pikat më të ndjeshme në trupin e femrës

Hulumtojeni trupin e partneres suaj, sepse sa më shumë zona të ndjeshme gjeni, aq më shumë do të keni shansin që ta çmendni nga kënaqësia.

Zbulimi i këtyre zonave erogjene jo vetëm që do t’ju bëjnë dashnor të shkëlqyeshëm, por do t’ju mundësojnë që secilën femër ta bëni ta dojë seksin, me veprime të cilat janë krejtësisht të pranueshme, madje edhe nëse nuk jenë në lidhje dashurie.

Nëse bëni pjesë ndër ata persona të cilëve kurrë nuk ngopen me informacione të mira se si ta kënaqni partneren, ja disa zona erogjene për të cilat me siguri nuk keni ditur, por që do t’ju bëjnë mirë punë gjatë paralojës, transmeton Telegrafi.

Shpina është pjesë shumë seksuale e trupit të njeriut, e cila, pos me një masazh të lehtë, mund shumë mirë të stimulohet me puthje të lehta, ndërkaq gjatë seksit me shtrëngim të fuqishëm në shpinë përnjëherë e ngrini afshin në një nivel edhe më të lartë.

Shputat gjithashtu janë zona të rëndësishme erogjene. Pra, masazhi sensual i shputave shumicës së femrave do t’ia shtojë dëshirën për seks.

Shuplakat e duarve janë shumë të ndjeshme ndaj prekjeve, andaj edhe vetëm me një fërkim të butë të shuplakave të femrës derisa jeni duke shikuar televizor do t’i dërgoni porosi të qartë se për çka jeni të gatshëm dhe do të fillojë të krijohet atmosfera për seks.

Ky truk me siguri do t’ju hapë të gjitha dyert. Nëse me mollëza të gishtave do t’i bëni masazh të lehtë ballit dhe me lëvizje jo të njëtrajtshme do t’ia kaloni nëpër flokë, ndërkaq rastësisht do të prekni laprën e saj të veshit, me siguri do ta bëni që të ndiejë kënaqësi të madhe. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI