Flash

Këto janë shenjat që tregojnë se shefi ju urren

Lapsi.al 25 May 2016
Këto janë shenjat që tregojnë se shefi ju urren

Të gjithë njerëzit duan të jenë të pëlqyer në punë, e veçanërisht nga shefi, pasi shefat janë personat që marrin vendimet për ngritjet e pagës, pozitës në punë, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në suksesin dhe lumturinë në vend të punës.

Ja disa shenja që tregojnë se shefi ju urren.
E keni një ndjenjë të keqe…
Nëse ndjeheni se shefi nuk ju pëlqen, kjo mund të jetë vetëm në kokën tënde. Por, edhe mund të jetë e vërtetë. Nëse ai të trajton ndryshe nga të tjerët, atëherë ndoshta nuk jeni personi i preferuar i tij, transmeton Telegrafi. Prandaj, besojuni ndjenjave tuaja dhe vazhdoni të kërkoni shenja të tjera që tregojnë se a është kjo e vërtetë apo jo.

Asnjëherë nuk e kërkon mendimin tënd apo nuk të bën pjesë të vendimeve të rëndësishme.
Nëse shefi nuk të përfshin në vendimet e mëdha që lidhen me fushën tuaj, atëherë kjo mund të jetë shenjë se shefi nuk të beson.

Nuk mbajnë kontakt me sy
Është e vështirë për një shef të zemëruar t’ju shikoj drejt në sy. Kjo për shkak se ai mund të frikësohet se i vëreni ndjenjat e armiqësisë, prandaj kërkon t’i shmanget kësaj.

Nuk buzëqeshin pranë jush
Nëse shefi përpiqet të mos qeshë në të njëjtën dhomë ku jeni ju, atëherë kjo është shenjë serioze se diçka nuk është në rregull.

Sillen sikur ju nuk jeni prezent
Nëse nuk ju thotë “mirëmëngjesi” kur arrini në punë, apo “paçi një natë të mirë”, kur të dalin nga puna, atëherë kjo është shenjë se atij/asaj nuk i pëlqeni.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI