Flash

Studimi/ Kush tradhton një herë, do ta bëjë përsëri

Lapsi.al 24 May 2016
Studimi/ Kush tradhton një herë, do ta bëjë

Me siguri me qindra herë kemi menduar për këtë temë dhe mbase keni pasur dilema se a do të falni tradhtinë. Tani shkencëtarët ju kanë bërë një shërbim dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “në sëmundjet kronike".

Vajza dhe djem, me siguri nga nënat apo gjyshet tuaja së paku njëherë kenë dëgjuar atë thënien e vjetër: “Nëse njëherë të mashtron, do të të mashtrojë sërish me siguri!” Fatkeqësisht, si edhe të gjithë, keni shprehi të keqe që të mos i dëgjoni më të vjetrit dhe ata më me shumë përvojë. Për këtë shkak shpesh vuani.

Sjelljet e ndryshme pas mashtrimit i kanë nxitur shkencëtarët që të bëjnë hulumtimin në temën se a përsërisin njerëzit dhe përse e përsërisin tradhtinë. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të tradhtoni partnerin, mirëpo sikur sjellja e tillë të kalonte në shprehi, atëherë ky është vetëm problem juaji.

Tradhtia nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet e fshehta kanë të bëjnë më pak me seksin se sa me dëshirën. Dëshirë për vëmendje. Dëshirë për t’u ndier i veçantë. Dëshirë për t’u ndier i rëndësishëm. Vetë ideja e një marrëdhënieje të fshehtë i bën njerëzit ta dëshirojnë.

Tradhtia është njëra ndër shkaktarët kryesorë të krizës dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërkaq tani, është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave, edhe të meshkujve. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI