Flash

Hani barishte, të jetoni gjatë

Lapsi.al 31 March 2016
Hani barishte, të jetoni gjatë

Eliksiri i jetëgjatësisë, sipas kërkimeve të gazetarit të “New York Times”, Dan Buettner, gjendet tek ushqimi. Janë disa praktika të ndjekura nga më të moshuarit e botës, që Buettner i ka studiuar në kuadër të një projekti me “National Geographic”.

 

Ritualet e përshkruara aty i përkasin 100-vjeçarëve në Okinava të Japonisë, Loma Lindas në Kaliforni, Ikarias në Greqi, Nycoias në Kostarika dhe l’Ogliastra-s në Sardenjë.

 

Asnjëri prej tyre nuk shikon kaloritë, nuk merr vitamina e nuk kontrollon proteinat. Rregulli i parë i artë, - sipas gazetarit, - është se 95% e asaj çfarë konsumohet duhet të vijë nga bimët, qofshin këto jeshillëqe, drithëra integrale, perime apo fruta mundësisht të stinës.

 

Por në piramidën e rëndësisë, vendin e parë e zënë bimët jeshile. Mishi nuk duhet ngrënë më shumë se dy herë në javë, e brenda mundësive të konsumohet 85 gramë peshk në ditë. Më të preferuarat në këtë rast do të ishin sardelet dhe merluci, të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të mërkurit apo substancave të tjera kimike.

 

Duhet reduktuar në dietën e përditshme sasia e qumështit dhe djathit; lejojini vetes deri në 3 vezë në javë. Perimet e zjera duhet të jenë në tryezë çdo ditë, sikur dhe një racion i vogël, por që vlerat ushqyese i ka të mëdha. Kaloni te mielli integral në gatimet e shtëpisë, ulni konsumin e sheqerit, nëse doni të jetoni më gjatë, një dorë arra në ditë po ashtu nuk bën dëm dhe nëpër supermarkete, shmangini me sa të mundeni produktet me listë të gjatë përbërësish./TCh

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI