Flash

Këto sjellje që duken normale e ‘mbysin’ marrëdhënien tuaj

Lapsi.al 26 March 2016
Këto sjellje që duken normale e ‘mbysin’

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të njohësh disa shenja të një marrëdhënieje të pashëndetshme dhe është e rëndësishme të merren disa hapa mbrapa dhe të vlerësohet marrëdhënia juaj me partnerin.

Shmangia e tyre mund të ndihmojë në marrëdhënien tuaj.

Në faqen e internetit “Quora” njerëzit kanë diskutuar disa zakone ose sjellje që në fakt janë mbytëse në një lidhje. Më të përmendurat janë këto pesë sjellje:

 

1. Mbajtja e rezultateve
Partnerët shpesh vënë në dukje gabime ose argumente të mëparshme duke i përdorur si municion për arsye të veçanta. Kjo është manipuluese, nxit sherrin dhe e shmang diskutimin nga diskutimi në që bëhet në momentin që po ndodh debati.

2. Mbajtja peng e marrëdhënies
E keni vënë re se ndodh shpesh kur pas disa përpjekjeve për të komunikuar partneri ju kërcënon fundin e marrëdhënies? Ky është një shantazh emocional duke krijuar një dramë të panevojshme dhe duke i detyruar njerëzit që ti shtypin ndjenjat e tyre të vërteta e cila do të çojë në mosbesim dhe manipulim.

02_large (2)

3. Të qenurit pasiv-agresiv
Në vend që të thonë pikërisht atë që po i shqetëson, një partner gjen gjithmonë një mënyrë për të ndikuar tek partneri duke bërë për shembull sikur po i merret fryma. Nëse komunikojnë të dyja palët, sjellje të tilla nuk janë të nevojshme.

4. “Blerja e zgjidhjeve”
Duke përdorur të mirat materiale për të mbuluar gabimet e të shkuarës dekurajon komunikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

5. Xhelozia
Kur partneri të pyet gjithë kohës se ku je dhe se me kë je, tregon se ai nuk ka besim tek ju, shkruan Anabel. Kjo e mbyt një marrëdhënie dhe shtyn drejt të pavërtetave

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI