Flash

Këshilla për puthjen perfekte me të dashurin

Lapsi.al 24 March 2016
Këshilla për puthjen perfekte me të dashurin

Nëse i dashuri i juaj mezi pret t’ju puthë, ose ju mendoni se nuk dini të puthni si duhet, mos u merakosni. Nuk ka asnjë formulë të saktë dhe të drejtë të puthjes! Provoni ta ndiqni këtë artikull hap pas hapi dhe ndoshta mund ta përmirësoni mënyrën tuaj të puthjes!

Sigurohuni që keni ndjenja për partnerin tuaj. Puthja nuk është “puthje e vërtetë” nëse nuk keni ndjenja për njëri-tjetrin. Nëse ai ju pëlqen, jepni shenjë se dëshironi ta puthni, dhe nëse ai e kupton shenjën tuaj, por nuk bën asgjë në atë drejtim, kjo do të thotë se ai nuk dëshiron t’ju puthë. Kjo është për shkak se ju keni erë të keqe, putheni me shumë lëngje ose partnerit tuaj nuk i pëlqen stili i puthjes tuaj.

Nëse mendoni se keni aromë të keqe të gojës, atëherë mbani me vete mente . Merrni ato gjatë gjithë kohës. Aroma e keqe e gojës është e neveritshme, dhe ajo e shkatërron momentin. Ju nuk do të donit që i dashuri i juaj të flasë për aromën tuaj të keqe me miqtë e tij, apo jo?

Ndonjëherë puthja e lëngshme mund ta shkatërrojë momentin gjithashtu! Askush nuk dëshiron pështymën tuaj rreth gojës së tij dhe ta fshijë atë pas puthjes. Mundohuni t’i mos i lëpini buzët tuaja shumë shpesh, ose të krijoni shumë pështymë në gojën tuaj.

Ju mund të puthni mirë, por stili i puthjes suaj mund të mos i pëlqejë të dashurit tuaj. Ju mund të puthni me pasion, por ndoshta i dashuri juaj preferon puthje dominante ose të ashpër! Kjo është në rregull. Nëse ju mendoni se atij nuk i pëlqen stili juaj i puthjes, përpiquni ta gjeni të preferuarën e tij. Përdoreni si shembull dikë tjetër si për shaka. Mund të merrni ndonjë informacion për stilin që ai e preferon. /Puhia

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI