Flash

A e dinit që përqafimi për më shumë se 20 sekonda rrit lumturinë?

Lapsi.al 24 March 2016
A e dinit që përqafimi për më shumë se 20 sekonda rrit

Përqafimi i thyen të gjitha barrierat, i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Çfarë një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim.

Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo mund kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. Një ndër të cilat është përqafimi.

Efektet pozitive të oksitocines përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve.

Pra, vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin.

Tani që i dini mrekullitë e përqafimit, shkoni dhe përqafoni njerëzit dhe lëreni që magjia e përqafimit të shpërndahet!

Romantic-couple-hugs

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI