Flash

Këto janë sëmundjet që shërohen duke bërë seks

Lapsi.al 29 March 2016
Këto janë sëmundjet që shërohen duke bërë

Marrëdhëniet seksuale ndikojnë në masë shumë të madhe tek mirëqenia jonë.

Seksi është i shëndetshëm. Për shumë arsye por studimet e fundit tregojnë se, ka disa shqetësime shëndetësore tek të cilat seksi ndikon shumë. Për mirë, sigurisht! Lexoni më poshtë:

Dhimbja e kokës: Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

Dhimbjet e periodave: Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohjet: Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar ë shërimin e gripit dhe të ftohtët, shkruan Anabel. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

Pagjumësia: Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

Depresioni: ‘Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina’, thotë James Coan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Virginia-s. Është e qartë se seksi i rregullt baraspeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI