Flash

Çfarë i ndodh trupit nëse nuk hani mish

Lapsi.al 20 March 2016
Çfarë i ndodh trupit nëse nuk hani mish

Ka shumë vegjetarianë që përpiqen ta na mbushin mendjen se mishi nuk është i mirë për shëndetin. Ata na rekomandojmë që të ushqehemi me ushqime me bazë bimore, pasi janë më të shëndetshme. Sipas tyre, dieta me bazë bimore na ndihmon të dobësohemi, ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, na jep më shumë energji etj. Më poshtë kemi listuar disa nga përfitimet që i sjell shëndetit dieta me bazë bimore:

Mund të humbni kilet e tepërta: Edhe pse shkalla e përgjithshme e obezitetit është shumë e lartë, ajo është shumë më e ulët tek vegjetarianët. Sipas një studimi të publikuar në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Diabetikët, edhe pse numri i kalorive të marra nga mishngrënësit dhe vegjetarianët ishte e njëjtë, shkalla e obezitetit ishte shumë më e lartë tek mishngrënësit. Çfarë e bën një dietë vegjetariane të dobishme për humbjen e peshës është fakti se, ajo përmban shumë pak yndyrë, dhe është e pasur me drithëra, perime të freskëta dhe fruta.

Ul inflamacionin: Brenda pak orëve të konsumit, mishi, djathi dhe ushqime të tjera të përpunuara mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Arteriet mund të paralizohen, si një përgjigje ndaj yndyrës. Kjo rezulton në inflamacion të vazhdueshëm, i cili mund të çojë në diabet, sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Dietat me bazë bimore janë anti­inflamatore, për shkak të faktit se janë të bazuara në antioksidues dhe fibra bimore. Nga ana tjetër, ato përmbajnë më pak substanca që shkaktojnë inflamacion, si endotoksina dhe yndyrat e ngopura.

Ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2: Është dëshmuar shkencërisht se ndjekja e një diete me bazë bimore mund të parandalojë dhe trajtojë diabetin. Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e fortë mes konsumit më të lartë të proteinave të kafshëve dhe rrezikut afatgjatë të zhvillimit të diabetit./indeks

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI