Flash

Tetë mënyra për ta bërë seksin e mëngjesit një eksperiencë të paharrueshme

Lapsi.al 17 March 2016
Tetë mënyra për ta bërë seksin e mëngjesit

Seksi i mëngjesit është një mënyrë e shëndetshme jo vetëm për të mbajtur gjallë marrëdhënien tuaj në çift, por njëkohësisht shërben edhe si një lloj sporti që të mban trupin në formë.

Nëse e filloni ditën duke bërë dashuri, gjithë ditën do të ndihesh mirë dhe sistemin imunitar do ta kesh edhe më të fortë. Në fakt, të gjithë duhet t’i dinë përfitimet shëndetësore të seksit në mëngjes.

E gjithë kjo ka të bëjë me kënaqësinë maksimale. Dhe për një vajzë që nuk ka kohë për të bërë dashuri sa herë dëshiron partneri, ka një arsye më shumë për ta nisur që në mëngjes.

Mënyra 1 – Përgatite skenën një natë më parë
Edhe pse planifikimi e lë pak mënjanë spontanitetin, e mira është që të kesh një lloj plani në mendje dhe ta bësh gati “skenën”, në mënyrë që ajo të mos ketë shans të refuzojë.

Mënyra 2 – Zgjohu herët, para saj
Është e vështirë të bësh seks në mëngjes nëse partnerja është bërë gati të shkojë në punë. Zgjohu më herët se ajo dhe ji gati për të.

Mënyra 3 – Ji higjenik në masën e duhur
Do ta kesh të vështirë nëse nuk vjen erë të mirë në mëngjes. Provo erën e gojës duke mbajtur frymën me dorë.

Mënyra 4 – Zgjoje partneren në një mënyrë të ëmbël dhe sensuale
Është koha për të bërë lëvizjen e parë. Zgjoje butësisht dhe ëmbël. Puthe në qafë, në shpinë apo në gjoks në një mënyrë që të mos e detyrosh të lëvizë. Vendos “armët” e tua rreth saj dhe fillo ta puthësh butë.

Mënyra 5 – Bëje atë të ndihet seksi
Kjo është koha për të shkuar në atë nivel sa ajo të ndihet seksi. shkruan revista class. Pëshpëriti në vesh dhe tregoji sa mirë duket dhe sa e mahnitshme është.

Mënyra 6 – Bëni një gjë të shpejtë
Sa më shumë të doni të rrini në shtrat, mëngjesi për shumicën e njerëzve është shumë i shpejtë dhe seksi ndonjëherë është edhe më argëtues kur e bëni shpejt e shpejt.

Mënyra 7 – Niseni mëngjesin duke bërë pak qejf në dush
Kush tha që në mëngjes bëhet dashuri vetëm në shtrat? Fillojeni në dush për t’u kënaqur edhe më shumë.

Mënyra 8 – Provo pozicione të reja
I gjithë sekreti i seksit të kënaqshëm në mëngjes janë pozicionet. Është koha për të menduar të shkoni më përtej së zakonshmes. 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI