Flash

Pesë gjuhët e seksit/ Cila është gjuha që flet partneri yt?

Lapsi.al 17 March 2016
Pesë gjuhët e seksit/ Cila është gjuha që flet partneri

Mendon se je njohëse e mirë e seksit dhe asaj çfarë partneri kërkon gjithmonë nga ty në shtrat? Psikologu Douglas Weiss (PhD) ka testuar gjuhët e komunikimit seksual me partnerët dhe i ka përmbledhur në librin e tij “5 gjuhët e seksit”.

Ju mund t’i njihni të gjitha gjuhët e dashurisë, por a keni provuar të flisni edhe gjuhën e seksit? Dr. Weiss liston:

Ju keni çelësin për të hapur dyert e kënaqësisë seksuale të partnerit dhe nga partneri. Ja cilat janë gjuhët nëpërmjet të cilave duhet të flasësh.

1: Loja
Loja e seksit është gjithçka për të kuptuar nëse seksi do të jetë kënaqësi nga partneri. Ai është i prirur të jetë spontan, seksi mund të jetë në vende të ndryshme, por edhe duhet të jetë kreativ për të zgjuar sa më shumë dëshirën dhe kreativitetin gjatë fazave të tjera.

2: Dëshira
Dëshira seksuale e partnerit rritet nëse ai e ndien veten të dëshiruar dhe të kërkuar. Zakonisht, meshkujt duan ta planifikojnë kohën e tyre seksuale. Kënaqësia e tyre shtohet kur u vihet në dukje se janë të dëshiruar seksualisht.

3: Kënaqësia
Nëse gjuha seksuale e partnerit është kënaqësi, ai do të kërkojë të dijë më shumë se si mund të të kënaqë. Meshkujt duan të eksperimentojnë për atë që u jep më shumë kënaqësi gjatë një akti seksual. Eksplorimi i tyre vazhdimisht në “terrene” të reja e çon marrëdhënien seksuale në një nivel tjetër për ju.

4: Durimi
Merre ngadalë, jepi të gjithë kohën e mundshme për të mësuar dhe provuar pozicione të reja për të rritur kënaqësinë. Një person i duruar fiton një masazh para aktit seksual, por edhe pas tij.

5: Pranimi/ festimi
Personi që ka një gjuhë të pranueshme seksuale kërkon që edhe ti të festosh bashkë me të në shtrat. Gjatë çdo faze të seksit meshkujt duan që të vlerësohen për të gjithë atë që bëjnë për të të kënaqur partneret dhe jo vetëm veten. Nëse në fund ata kuptojnë se kanë një partnere që iu plotëson çdo dëshirë, atëherë do të keni një jetë seksuale të shëndetshme. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI