Flash

Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp

Lapsi.al 13 March 2016
Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp

New York Times raporton se zyrtarë të qeverisë janë duke debatuar mbi atë se si të fitojnë qasje edhe në mesazhet e mbrojtura të WhatsApp, pas betejës së filluar me kompaninë Apple.

Duke parë luftën që po shkon mes FBI dhe Apple në gjyq, disa hulumtues besojnë se juria do të detyrojë edhe WhatsApp t’i hapë mesazhet për t’i monitoruar.

WhatsApp është përballur me një presion të njëjtë edhe në Brazil, ku një ekzekutiv i kompanisë simotër Facebook u burgos pasi një gjykatë në Brazil kërkoi hapjen e mesazheve për gjurmimin e trafikantëve të drogës, kërkesë të cilën e kishte refuzuar WhatsApp.

Aktualisht WhatsApp ka një bllokadë e cila e bënë të pamundur për këdo tjetër që të ketë qasje në ndonjë informacion të këtij aplikacioni.

Me afër një miliardë përdorues aktiv në muaj, WhatsApp është bërë synim i hetuesve, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre monitoruese. Nëse ky qëllim arrihet, përdoruesit do të ishin në vazhdimësi të monitoruar nga qeveritë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI