Flash

Nuk dini si të thoni “Të dua”? Ja dhjetë fraza poetike

Lapsi.al 7 March 2016
Nuk dini si të thoni “Të dua”? Ja dhjetë fraza

Të ëndërroni, ta lini veten të përshkohet nga magjia, të shkruani, të komunikoni përmes citimeve që i japin krah zemrës…kjo është dashuria me ngjyrat e saj të emocioneve. Por mjaft persona e kanë shumë të vështirë ta shprehin këtë ndjenjë e për më tepër t’i thonë “Të dua” partnerit apo partneres së tyre.

Nisur nga kjo, zgjidhje mund të gjeni te këto fraza të bukura poetike

Dhjetë citime nga dhjetë autorë që ju ftojnë të ëndërroni. Që nga Roma atike te neuroshkenca moderne, nga Catullo te Paulo Coelho, nga Charles Baudelaire te Jorge Riechmann: zbuloni të gjitha anët e pasionit dhe të romancës nëpërmjet frazave më të bukura të dashurisë.

Frazat më të bukura të dashurisë

1. “Dy gjëra na shpëtojnë në jetë: dashuria dhe buzëqeshja. Nëse keni njërën prej tyre, mirë. Nëse i keni të dyja, jeni të pathyeshëm”, shkruan Tarun Tejpal, gazetar dhe shkrimtar nga Nju Delhi, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai thotë gjithashtu: “Mësohuni të buzëqeshni nga jeta dhe do të gjeni një shok që do të dijë të mbledhë vlerën e një buzëqeshje autentike”.

2. “Takimet më të rëndësishme kombinohen nga shpirtrat përpara se trupat të shihen”, na kujton Paulo Coelho. Takime të tilla duket se kanë në vetvete një magji, e cila është e aftë të shkojë përtej kohës dhe hapësirës: edhe pse nuk ju duket logjike, përse të mos i dorëzoheni magjisë?

3. “Nuk vdisni derisa dëshironi të josheni dhe të joshni”. Zëri i Charles Baudelaire evokon një të vërtetë thelbësore: nuk jemi asnjëherë të vjetër për të dashuruar, deri në frymëmarrjen e fundit.

aid680176-728px-Write--I-Love-You--in-Different-Languages-Step-1

4. “Të dua jo për kë je, por për mënyrën se si unë jam kur jam me ty”, shkruan Gabriel Garcia Marquez. Dashuria na ndihmon në zbulimin e vetvetes.

5. “Je skllavëria ime, je liria ime/ je mishi im që digjet/ si mishi i zhveshur i netëve të verës”: kështu fillon një poemë e famshme dhe prekëse e poetit në ekzil, Nazim Hikmet.

6. “Sa herë që më sheh / lind në sytë e tu”, këto janë vargjet e Jorge Riechmann, matematicien, filozof dhe poet, të cilat shkojnë drejt në zemër: ndonjëherë fjalët nuk kanë rëndësi, është vetëm një shikim ai i cili na shpëton, duke u gjendur vetëm në turmë.

7. “Për të thënë ‘të dua’, indianët Yanomami përdorin këto fjalë: Ya Pihi Irakema, që përkthehen kështu: jam kontaminuar nga ty. Ose ndryshe, një pjesë e jotja ka hyrë në mua, ku jeton dhe rritet”, shkruan David Servan-Schreiber, neuroshkencëtar dhe profesor i psikiatrisë. Çdo gjuhë është një rrëfim i botës.

8. “Dashuria nuk zotëron dhe as nuk do të jetë e zotëruar, sepse dashuria i mjafton dashurisë”, lexohet në vepren “Profeti” të Khalil Gibran, ku i dedikon një kapitull të tërë dashurisë.

9. “Më jep një mijë puthje, pastaj njëqind, / pastaj prapë njëmijë të tjera, pastaj njëqindëshe të dytë,/ më pas prapë një tjetër njëmijëshe, më pas njëqind”. E paharrueshme tradita e Salvatore Quasimodo-s nga vargjet e poetit latin Catullo.

10. “Është e çuditshme si më bën të të dashuroj gjithmonë, edhe kur nuk të dua”, kujton Marguerite Duras: inati dhe urrejtja që shpërfillim fshehin shkëndijën e ndjenjës. Dashuria nuk mbaron, kurrë. Thjesht transformohet.relationships2

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI