Flash

Çfarë i josh femrat më shumë se pamja e bukur e mashkullit

Lapsi.al 7 March 2016
Çfarë i josh femrat më shumë se pamja e bukur e mashkullit

Çfarë kërkon një femër tek një mashkull? Pyetja i ka tunduar gjithnjë meshkujt, duke i bërë ata të besojnë se meshkujt e pashëm kanë një avantazh të pamohueshëm. Megjithatë studimet e fundit nuk tregojnë kështu.

Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se ajo që femrat vlerësojnë më shumë te një mashkull është altruizmi. Në këtë përfundim ka arritur skuadra e hulumtimit të Universitetit Worcester e udhëhequr nga Daniel Farrelly.

Për të zbuluar këtë shkencëtarët u treguan femrave fotografi të meshkujve të ndryshëm të shoqëruar me përshkrimin e sjelljes së tyre në situata të ndryshme mirësie.

Pas shikimit të fotove dhe leximit të skenarëve, femrat i vlerësuan se si do t’i zgjidhnin meshkujt për një lidhje të shkurtër ose afatgjatë.

Rezultatet treguan se femrat preferonin meshkujt altruistë. Kjo preferencë ndikonte edhe tek preferenca për tërheqjen fizike. Një mashkull edhe i bukur edhe altruistë ishtë shuma e dy pjesëve më të dëshiruara.

Individët që shfaqnin nivele të larta altruizmi u vlerësuan më shumë se sa ata të pashmit, shkruajnë hulumtuesit. Ndërsa meshkujt e pashëm që shiheshin si kandidatë të pëlqyeshëm femrat i zgjidhnin për kalimin e një lidhjeje të shkurtër.

Këto gjetje japin një kontribut thelbësor në të kuptuarit të sjelljes altruiste në zgjedhjet që bëjnë njerëzit, thuhet në studimin e publikuar në Evolutionary Psychology.

Rezultatet sigurojnë mbështetje të madhe për të parit të altruizmit si një tipar i rëndësishëm në zgjedhjet e partnerit, veçanërisht ato afatgjata.

Edhe pse mashkulli ideal përshkruhet si tërheqës dhe altruist, studimi tregoi se për marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme, femrat zgjedhin në radhë të parë altruizmin. Studimi u publikua në revistën “Evolutionary Psychology”. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI