Flash

Gjashtë shprehje shumë më të rëndësishme se ‘Të Dua’!

Lapsi.al 16 February 2016
Gjashtë shprehje shumë më të rëndësishme se

Janë disa shprehje që na duhen të gjithëve, çdo ditë, dhe kur ato i dëgjojmë nga njeriu i zemrës, marrin një vlerë shumë më të madhe se gjithçka tjetër!

T’i shprehësh dashurinë, mund të jetë gjëja më e rëndësishme që bën për dikë. Kjo nuk nënkupton vetëm t’i thuash ‘Të Dua’. Të shprehësh dashurinë do të thotë, ta bësh njeriun e zemrës të kuptojë se ti e do vërtet; se e mbështet, e vlerëson, se gëzon zemrën por mbi të gjitha, respektin tënd. Janë disa shprehje që na duhen të gjithëve, çdo ditë, dhe kur ato i dëgjojmë nga njeriu i zemrës, marrin një vlerë shumë më të madhe se gjithçka tjetër!

‘Faleminderit!’
Të shprehësh mirënjohje është një ndër gjërat më madhore që mund të bësh për dikë. Kur shpreh mirënjohjen, jo vetëm fal pozitivitet tek ai dhe gjithë mjedisi, por edhe i bën me dije se i vlerëson dhe u kushton vëmendje gjërave që ai ju fal.

‘Ti mundesh!’
Shprehini atij besim! Natyrisht, jo gjithmonë dhe për gjithçka, por asnjëherë nuk duhet ta bëni atë të ndihet sikur nuk është mjaftueshëm i aftë. Edhe nëse gabon, thojini ‘Ti mundesh’. Jeni njeriu më i rëndësishëm i jetës; e keni në dorë ta bëni të ndihet i motivuar dhe të ngrihet përsëri pas çdo rënieje!

‘Ti e do veten’
Sepse aty nis gjithçka; bëjeni atë të kuptojë se është krejtësisht i/e dashurueshme, dhe se i ka të gjitha vetitë për ta dashur veten shumë! Nëse ai është mirë, të dy do të jeni më mirë.

‘Ajo që iku, iku!’
Nëse nuk e kupton se gabimet ‘e pashlyeshme’ janë tashmë pjesë e së shkuarës, nuk ke sit ë mësosh prej tyre. Kujtojani; nuk ka kuptim të vajtosh diçka të pandreqshme dhe të stërmundohesh nga diçka e pakthyeshme. Ka kaq shumë gjëra të mira që mund të vijnë edhe prej gabimeve më trashanike: mësojani!

‘Unë shpresoj se do të japësh më të mirën’
Nëse ai/ajo ndjen se ka dikë që e dëshiron suksesin po aq shumë sa ai/ajo, gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe e përballueshmem shkruan Anabel. Është treguesi më i pastër i mbështetjes!

‘Të kam falur’
Falja është një ndër aspektet më të mrekullueshme të njerëzores. Është ajo që shëron; marrëdhënien, tjetrin, veten. Mund të pajtojë armiq, dhe popuj të tërë. Është paqja e tërë botës! Dhurojani atë të dashurit tuaj! 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI