Flash

Ja si ti'a ndërprisni gërhitjen partnerit

Lapsi.al 12 February 2016
Ja si ti'a ndërprisni gërhitjen partnerit

Gërhitja është gjëja më e keqe jo vetëm për ju por edhe për personin me të cilin flini, prandaj po ju tregojmë shtatë mënyra për ta ndaluar ose për ta zvogëluar atë.

Ndryshoni pozicionin e fjetjes Fjetja me kurriz është pozicioni më i keq për dikë që gerhet. Flini në njërën anë sepse do ushtroni më pak presion në fyt dhe në gjuhë, duke ulur zhurmën e gërhitjes.

Përdorni një pajisje që rrit lagështirën në dhomë gjatë natës Alergjitë e sezonit janë një ndër asyet që shkaktojnë gërhitjen, si pasojë e ajrit shumë të thatë. Prandaj ju këshillojmë të përdorni një pajisje që rrit lagështirën gjatë natës.

Mos pini verë para se të flini Konsumimi i një gotë vere të kuqe para gjumit relakson muskujt e fytit, por shton të gërhiturat

Bëni një dush përpara se të flini E dimë që preferoni të bëni dush në mëngjes. Por, duke qënë se gërhitja shkaktohet nga bllokimi i kanaleve të frymëmarrjes, një dush përpara se të flini është zgjidhja më e thjeshtë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

Flini në një jastëk të pastër dhe të fryrë Mikrobet janë një arsye tjetër që shkaktojnë gërhitjen gjatë natës duke lënë enzima ndaj të cilave jemi alergjikë, shkruan revista class. Përdorni jastëkë të fryrë dhe pastrojini ata çdo javë.

Përdorni një pajisje kundër gërhitjes Kjo pajisje nuk është gjëja më e bukur që mund të mbani kur flini, por ajo hap rrugët e frymëmarrjes duke ripozicionuar nofullën e poshtme dhe duke ulur në këtë mënyrë zhurmën e gërhitjes.

Të këshilluara

Sekreti i femrave "të kënaqura"

Mos hani tepër, bëhuni nazeli, mos e privoni veten nga të gjitha kënaqësitë, flini mjaftueshëm, ushtroni sa herë që...

21:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI