Flash

Përmirësojeni performancën e punës suaj përmes qëmdrimit vetëm në 2 sekonda

Lapsi.al 9 February 2016
Përmirësojeni performancën e punës suaj përmes

Qëndrimi juaj ka rëndësi më shumë sesa mendoni.

Në fakt, shumë studime tregojnë se të qëndruarit drejt apo i kërrusur ndikon në kualitetin e punës suaj.

Kjo do të thotë se mënyra si ju qëndroni ulur, me shpinë, drejt apo kërrusur, tregon se si operon trupi juaj.

Pasi të hani qëndroni drejt

Një ndër gjërat kryesore që ndodh kur qëndroni drejt gjatë kohës kur jeni ulur apo në këmbë, është se ritmi i zemrës suaj rritet, dhe kësisoj bën që ju të keni performance me te mire pas marrjes se ushqimit. Sipas studiuesve sugjerohet që ju të qëndroni drejtë kur jeni duke u marrë me një detyrë e cila kërkon shumë vëmendje dhe fokus.

Keni një detyrë të vështirë për të bërë? Uluni në një karrige jo komode

Sipas kerkuesit Vercruyssen, sa më komod që jemi aq më e lehtë është për ne të thyhemi e të humbim fokusin.

“Qëndrimi në një karrige të fortë do ju bëjë juve të ndiheni më aktiv sesa një karrige komode”, thotë ai.

Ai gjithashtu tregon se është mirë për trurin nëse herë pas here çoheni nga karrigia dhe lëvizni për pak minuta, qoftë edhe nëse veç shkoni deri në tualet e kthehni.

Të qëndruarit kërrusur ju bën të pikëlluar

Nuk është befasuese të mësojmë që kur jemi në depresion apo ndihemi të mposhtur, trupat tanë qëndrojnë të kërrusur.

Mirëpo, e rëndësishme është të dimë që të qëndruarit i kërrusur vetëm sa na sjell më shumë mendime negative dhe në përgjithësi na bën të ndihemi më keq e më të pikëlluar.

Në një studim, Erik Peper, profesor i edukimit shëndetësor në San Francisco State University, i ka marrë disa persona dhe ju kishte thënë atyre që të qëndrojnë ulur në pozita të ndryshme.

Pas një kohe, ai i kishte pyetur ata të rikujtojnë nëse kishin pasur mendime negative apo pozitive.

Ai kishte zbuluar se ata që qëndronin të kërrusur kishin pasur mendime negative, ndryshe prej tjerëve.

Peper thotë: “Niveli i testeroneve ulet, kortizoli rritet, dhe ju do të keni me shumë mendime negative sepse truri do ta ketë të vështirë të mendoje pozitivisht”,

Të këshilluara

Sekreti i femrave "të kënaqura"

Mos hani tepër, bëhuni nazeli, mos e privoni veten nga të gjitha kënaqësitë, flini mjaftueshëm, ushtroni sa herë që...

21:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI