Flash

Kujdes femra! 7 këshilla të vlefshme për natën e Shën Valentinit

Lapsi.al 13 February 2016
Kujdes femra! 7 këshilla të vlefshme për natën e Shën

1. Të brendshme të komplikuara

Mos e tendosni situatën duke veshur të brendshme problematike që i marrin kohë të konsiderueshme partnerit tuaj deri sa t’ju a heqë nga trupi.

2. Taka tepër të larta

Taka që ju vështirësojnë qëndrimin dhe të ecurit? Mos i provoni aspak, nuk do të dukeni fare mirë.

3. Shtrënguese

Mendoni të festoni Shën Valentinin me shtrënguese trupi? Kurrsesi mos e provoni këtë, mundohuni që të evitoni shtrënguesen ku do ju duhet një ekip i tërë për t’ju a hequr.

4. Këmishë krejtësisht e tejdukshme

Nëse keni të veshur ndonjë këmishë me pak transparencë në të, është në rregull që të dukeni tërheqëse, por nëse është krejtësisht e tejdukshme dhe ju zbulon gjithçka keni brenda, nuk është aspak joshëse.

5. Fustane tepër të ngushta

Pavarësisht se dukeni shumë tërheqëse kur jeni në këmbë, por a keni provuar ndonjëherë të uleni me fustane të tilla super të ngushta? Po të kryqëzoni këmbët? Shmangni llojet e veshjeve që ju bëjnë të ndjeheni jokëndshëm para personit të dashur.

6. Të veshur nga koka deri te këmbët në ngjyrë të kuqe

Të gjithë e dimë se ngjyra e kuqe është ngjyrë feste. Mund të bëni ndonjë kombinim me dantellë apo detaj të kuq, por asesi mos e merrni guximin të visheni krejtësisht në të kuqe.

7. Parfumosje e tepërt

Hidhni parfum në të gjithë trupin, por me masë. Nuk është e thënë patjetër që partneri apo miket tuaja të nuhasin aromën e parfumit tuaj nga qindra kilometra larg./opinion/

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI