Flash

Si ta bëni vaginën që të jetë gjithmonë e lumtur…

Lapsi.al 8 February 2016
Si ta bëni vaginën që të jetë gjithmonë e

Është shumë me rëndësi që të mos e haroni, sepse kur vagjina juaj nuk është e lumtur, nuk jeni as ju!

Më poshtë po ju servirim 6 gjëra të cilat menjëherë mund t’i praktikoni për “zogun” tuaj:

1.Ushtrimet

Ato forcojnë muskujt vagjinalë, prandaj bëjnë të mundur nje kënaqësinë më të madhe në seks, orgazëm më intensive dhe pengojnë plakjen.

Femrat të cilat praktikojnë regullisht ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në zonen e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale.

2.Rrobat e brendshme të pambukta

Fijet sintetike nuk i lejojnë vagjinës suaj të ajroset, mbajnë lagështinë dhe shkaktojnë infeksione.

Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të marr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, rrisin lagështinë dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve. Rrobat e pambukta mund të lahen në temperatura më të larta sesa ato sintetike.

3.Vetëkënaqja

Nëse nuk di se si ta kënaqësh veten, si pret pra që të arrijë t’ju kënaqë dikush tjetër?

Përfitimi më i spikatur është se me të ndjehemi mirë. Masturbimi ju ndihmon të njihni më mirë trupin dhe shërben si një zgjidhje shumë e mirë seksuale.

4.Elimino banjat toksike

Sapunët dhe banjat mund të irritojnë mukozën. Prandaj përpiqu të përdorësh prodhime organike, apo mbase ato të cilat kanë më pak shtojca artificiale, ngjyra dhe aroma.

Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteret të cilat e mbrojnë nga infeksionet.

5.Përdor prodhime cilësore

Për të njëjtin shkak do të duhej t’i kushtosh kujdes edhe cilësisë së detergjentit të cilin e përdor për larje të rrobave të brendshme.

Përpiqu të gjesh ndonjë sa më natyral. E njëjta gje vlen edhe për lubrifikantët.

6. Lodrat seksuale

Falë këtyre lodrave jo vetëm që do të arrini thjeshtë një orgazëm, por do të përfitoni orgazëm më të mirë të jetës tuaj.

Por, një numër i madh i lodrave të seksit janë të ndërtuara nga materiali PVC dhe nga materiale të tjera toksike. Mund të shkaktojnë vërtet infeksione të pakëndshme dhe sëmundje serioze.

Fillo që sot të kujdesesh për vagjinën tënde. Sa më parë që të fillosh, shanset janë më të mëdha që ajo sa më gjatë të jetë e shëndetshme dhe e lumtur, mu sikur edhe ti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI