Flash

Studimi/ Truri i meshkujve kërkon seks më shumë se ushqim

Lapsi.al 6 February 2016
Studimi/ Truri i meshkujve kërkon seks më shumë se ushqim

Fakti se meshkujt janë gjithmonë të uritur për seks, nuk është surprizë, por studimet e fundit kanë treguar se kjo dëshirë natyrale është aq e fortë, sa kalon edhe prioritete të tjera, siç është dëshira për t’u ushqyer (është si një lloj funksioni themelor për mbijetesë).

Në fakt, duket si çmenduri – por është rezultati i studimit të fundit, i botuar në “Nature”. (Sipas shkencës, djemtë janë më të prirur të bëjnë gjëra që çojnë në shkatërrimin e organizmit të tyre, kështu që gjithçka e ka një shpjegim.)

Studiuesit britanikë dhe amerikanë, në një test me krimbat, provuan disa forma klasike të sjelljes për të provuar se kur krimbat meshkuj ishin të uritur në prani të femrave, ata në të vërtetë zgjidhnin seksin para ushqimit.

Sipas studiuesve, gjithçka shpjegohet me praninë e disa neuroneve që gjenden te meshkujt dhe jo te femrat, të cilat janë quajtur “misteri i qelizave mashkullore - MCMS”. Të dyja gjinitë, si meshkujt, ashtu edhe femrat kanë qarqe të krahasueshme në tru, por këto qeliza ndryshojnë rrugën e instinkteve te meshkujt: “Këto ndryshime, gjatë maturimit seksual të meshkujve u japin mundësi atyre të kujtojnë takimet e mëparshme seksuale dhe prioritetin e situatave të ardhshme seksuale”,- thotë autori i studimit Arantza Barrios.

Pra, sipas tij, kjo sjellje nuk është në kokë (nuk komandohet) - puberteti i bën meshkujt të jenë të ndryshëm nga femrat dhe të kërkojnë më shumë seks.

Edhe pse studimi u krye në krimba, ai “megjithatë, na vë përpara një perspektive e cila na ndihmon të vlerësojmë dhe ndoshta edhe të kuptojmë shumëllojshmërinë e seksualitetit njerëzor, orientimin seksual dhe identifikimin gjinor.

Sipas bashkautorit të këtij studimi, Scott Emmons, studiuesit besojnë se është e mundur që edhe truri i meshkujve (njerëzorë) të ketë tipa neuronesh që femrat nuk i kanë – dhe anasjelltas – mënyra se si meshkujt dhe femrat e perceptojnë botën dhe çfarë vendosin ata prioritet në jetën e tyre./RevistaClass.

Të këshilluara

LGBTI, takim ne Kavaje!‏

Qendra STREHA, një shërbim rezidencial për të rinjtë LGBTI që përballen me dhunë, paragjykim e diskriminim dhe që j...

07:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI